Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së, kryeministri Edi Rama ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres të cilin e a siguroi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.
Rama ka thënë se njohja e Kosovës nga të gjitha anëtare të OKB-së është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.