Skip to content

Më shumë se 4.500 njerëz vdesin çdo vit për shkak të gazrave të automjeteve

Çdo vit në Evropë janë regjistruar më shumë se 4500 vdekje të parakohshme, si pasojë e shkarkimit të gazrave nga automjetet që përdorin naftë, në bazë të rezultateve të një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Australian, Instituti Norvegjez Meteorologjike dhe Fakulteti Teknik “Chalmers”. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar dje, dy vjet pasi kompania e […]

Çdo vit në Evropë janë regjistruar më shumë se 4500 vdekje të parakohshme, si pasojë e shkarkimit të gazrave nga automjetet që përdorin naftë, në bazë të rezultateve të një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Australian, Instituti Norvegjez Meteorologjike dhe Fakulteti Teknik “Chalmers”.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar dje, dy vjet pasi kompania e automobilave “Volkswagen” u akuzua mbi emetimet që shkarkojnë makinat me naftë në SHBA.

Grimca të caktuara të vogla që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut shkaktojnë vdekjen e 425.000 njerëzve në vit për shkak të ndotjes së ajrit në vendet e BE-së.

Shkencëtarët kanë gjetur se vetëm emisionet e tepërta të gazrave të dëmshme nga automjetet me naftë çdo vit shkaktojnë 4.560 vdekje të parakohshme.

Ata thanë se rreziku më i lartë u pa në rajonet ku ka një përqendrim të lartë të automjeteve me naftë, si në pjesën veriore të Italisë.