Futbollistët kur të ndërrojnë ekip e kanë zakon që në ekipet e reja të këndojnë një këngë të cilën e zgjedhin vetë ata, shkruan albinfo.ch.
Kështu dy futbollistët shqiptarë, Florent Hadërgjonaj dhe Pajtim Kasami kanë vendosur të prezantohen me këngën e njohur, ‘Xhamadani, vija, vija’.
Hadërgjonaj ka kaluar në Huddersfield, dhe ka kënduar para bashkëlojtarëve të ri, këngën e njohur shqiptare, derisa nuk kanë munguar as të qeshurat.
Me këtë këngë është prezantuar ditë më parë edhe Pajtim Kasami te Sioni, derisa videon e ka postuar futbollisti tjetër shqiptar, Ermir Lenjani.