Në deklaratën e përbashkët, Mogherini dhe Hahn shprehin angazhimin e tyre në rritje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt perspektivës evropiane.
“Sot patëm një takim pune me liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork për të ecur me tej me punën për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian për të gjithë rajonin. Ne rikonfirmuar mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur kohët e fundit si në nivelin e Këshillit Evropian, ashtu edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor në fillim të shtatorit”, thuhet në deklaratë.
Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian, sipas Mogherini dhe Hahn, po rrit mbështetjen e saj ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.
“Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit; presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev, konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv”, thuhet në deklaratë.