Google ka nënshkruar kontratën prej 1.1 miliardë dollarësh me kompaninë HTC për të zgjeruar biznesin e telefonave të mençur.
Gjiganti Google nuk do të blejë tërësisht kompaninë, por një pjesë e stafit të HTC-së, do t’i bashkohet kompanisë që për pronar ka Alphabetin.
Kompania e njohur tajvaneze njëherë ishte ndër kompanitë më të forta në tregun e telefonave të mençur, por ngeci prapa në garën me Apple-in dhe Samsungun.
Google pret që të kompletojë marrëveshjen në fillim të vitit të ardhshëm.
Tani kompania amerikane do të sigurojë stafin që krijoi telefonat e mençur Pixel. Së paku 2000 punëtorë do të kalojnë në Google.