Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti raportohet se është gati që të luajë për Shqipërinë, duke zbutur numrin e madh të mungesave për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018 ndaj Spanjës dhe Italisë.
Një prej futbollistëve që konsiderohej si i lënduar tani është i gatshëm që të luajë qysh nga fundjava e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Shqipërisë do t’i mungojnë Amir Abrashi, Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, e në dyshim janë Ansi Agolli, Berat Gjimshiti dhe Bekim Balaj.
Për këto ndeshje mund të grumbullohet në Kombëtare, Taulant Xhaka, i cili luan me sukses në Basel.