Sot janë bërë 91 vjet që nga hapja e stadiumit të Milanos San Siro. Atë kohë, në hapje Interi mposhti Milanin 6 me 3 në ndeshjen e parë.
Ideja për këtë stadium atë kohë ishte e presidentit të Milanit, Piero Pirelli. Konstruksioni i hapësirës së re nisi më 1925 dhe fillimisht quhej “Stadiumi i ri San Siro”.
Në vitin 1947, stadiumi u bë arenë e dy ekipeve të Milanos, Milanit dhe Interit.
San Siro ka mbajtur lojë të Botërorëve 1934 dhe 1990, si dhe Euro 1980.