Një burrë britanik dhe gruaja e tij kanadeze kanë vdekur me pesë orë dallim, një muaj pasi festuan përvjetorin e 75-të të martesës.
George dhe Jean Spear ishin takuar më 1941 në një sallë vallëzimi në Londër, teksa ushtari George ishte stacionuar në Britani për Luftën e Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch.
Çifti vdiq në spitalin e Ottawas të premten, pasi Spear 94-vjeçare, ishte zbuluar se kishte pneumoni.
Spear dhe burri i saj takuan Dukën dhe Dukeshën e Cambridget gjatë vitit 2011.