Gjendja e punëtorëve të Komunës së Rahovecit që u helmuan derisa po kalonin vikendin në qytetin e Durrësit, ka nisur të përmirësohet.
Drejtuesja e repartit infektiv në spitalin e Durrësit, Nadire Kërtusha, thotë se situata e tyre po normalizohet. Ata janë helmuar nga ushqimi. Pasi kanë konsumuar një drekë në një nga restorantet e zonës së Shkëmbit të Kavajës, grupi ka nisur përgatitjet e kthimit, por gjendja e rënduar shëndetësore e pjesës më të madhe të tyre e ka vështirësuar situatën.
Mediat shqiptare raportojnë se edhe persona nga stafi i restorantit kanë pasur të njëjtat simptoma. Policia nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen dhe ecurinë e hetimit.