Ka ndërruar jetë Violet Mosses-Brown, gruaja më e moshuar në botë. Ajo ishte 117 vjeçe dhe 189 ditë. Ishte vetë kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness, i cili bëri publik lajmin.
Ajo më herët kishte marrë çmimin e gruas më të vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness, përcjell albinfo.ch.
Gruaja nga Xhamajka kishte trashëguar rekordin e italianes, Emma Morano, e cila kishte ndërruar jetë në moshën 117 vjeçe dhe 137 ditë.
Violet Mosses-Brown ishte nënë e gjashtë fëmijëve, katër nga të cilët janë gjallë.