Vazhdojnë lajmet e këqija për Kombëtaren shqiptare. Pasi të shtunën është lënduar Arlind Ajeti, të dielën fatin e njëjtë e kanë pasur edhe Amir Abrashi dhe Berat Gjimshiti, shkruan albinfo.ch.
Abrashi është lënduar ndaj Bayer Leverkusenit, duke lënë fushën që në minutën e 28-të.
Edhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim i cili e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen ndaj Napolit.
Koha e kthimit të tyre ende nuk dihet. Ndaj Spanjës nuk do të luajnë Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi për shkak të kartonëve.