Qytetarët me të drejtë vote në komunat e vogla (fshatrat) Belprahon dhe Sorvilier të regjionit frankofon të Juras në Kantonin e Bernës sot kanë pasur mundësinë që përmes referendumit të vendosin nëse do të kalojnë në kantonin Jura apo do të mbeten në atë të Bernës. Me shumicë votash, ata kanë vendosur të mbeten në kantonin e Bernës, raportojnë mediat zvicerane.
Kështu, në Belprahon 121 veta kanë votuar për mbetje me Bernën dhe 114 për kalim në Jura, tranmseton albinfo.ch. Ndërsa në komunën Sorvilier, dallimi në vota ka qenë më i madh. Atje, në favor të Bernës kanë votuar 121 veta ndërsa për ndërrim të kantonit, vetëm 62.
Ndryshe nga votimi që tre muaj më parë po për këtë çështje u zhvillua në qytetin Moutier, ky i sotmi nuk ka bërë jehonë të madhe. Kjo edhe për faktin se bëhet fjalë për komuna fare të vogla, me 242 gjegjësisht 213 persona me të drejtë vote.
Komuna Moutier, e cila konsiderohet edhe si qendër e regjionit të Jaras berneze, në referendumin e mbajtur në qershor të këtij viti kishte vendosur të kalonte në Kantonin Jura.