Skuadra shqiptare, FC Kosova Zurich ka humbur nga FC Rapperswil-Jona me rezultat 1:3, shkruan albinfo.ch.
Ky takim është zhvilluar në kuadër 1/16 të Kupës së Zvicrës. Skuadra mysafire shënoi dy gola në pjesën e parë, por në atë të dytë, Kosova realizoi një gol, megjithatë pa arritur dot të barazojë rezultatin. Në minutat shtesë skuadra mysafire shënoi për rezultatin përfundimtar 1:3.
Sidoqoftë, ky ishte një sukses i madh për skuadrën shqiptare që ka arritur deri në këtë fazë të Kupës së Zvicrës.
Ndërkohë, në takimet tjera të Kupës së Zvicrës, Benjamin Kololli ka shënuar për skuadrën e tij Lausanne në fitoren 3:1 ndaj YF Juventus, derisa gol shënoi edhe Shkëlqim Demhasaj për Luzernin në fitoren ndaj Servettes 1:0.