Policia britanike ka bërë të ditur se ka arrestuar një 18-vjeçar në lidhje me bombën e vendosur një ditë më parë në stacionin metropolitan të Londrës, që la të plagosur 30 persona.
18-vjeçari është ndaluar në Dover dhe po mbahen në stacionin policor të këtij rajoni, përcjell albinfo.ch.
Me gjithë arrestimin e fundit, zyrtarët në Angli janë të shqetësuar se sulme tjera terroriste mund të ndodhin.
Përgjegjësinë për sulmin e fundit e ka marr përsipër ISIS. Kjo nuk është hera e parë që Anglia goditet nga sulme të tilla terroriste, që kanë trazuar Evropën në vitet e fundit.