Sponsori zyrtar i NBA, Nike, ka prezantuar fanellat e reja për skuadrat duke sjellë një veçori të jashtëzakonshme për fansat.
Fanellat e reja vijnë nën sistemin e ri “NikeConnect”, që lidhet me aplikacionin në të njëjtin emër. Ky aplikacion aktivizohet sapo që telefoni i afrohet një kodi të veçantë të fanellës.
Me këtë rast përdoruesi mund të hapë përmbajtjen Premium dhe të shohë basketbollistët duke hyrë në sallë, duke u ngrohur para ndeshjeve si dhe të gjejë top-listën e preferuar muzikore të basketbollistëve të preferuar.
Fanellat pritet të dalin në shitje në fund të muajit shtator me çmime që lëvizin nga 110 deri në 200 dollarë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=E60ryjNqkZQ