Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi vazhdon të shkëlqejë për skuadrën e tij, Levante në kampionatin spanjoll, shkruan albinfo.ch.
Bardhi në takimin e së shtunës ndaj Valencias shënoi një gol mjaft të bukur, duke barazuar rezultati në 1:1, dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Levante pas katër xhirosh në La Liga, ka një fitore dhe tre barazim, duke mbledhur gjashtë pikë deri më tani.
Ky ishte goli i dytë për Bardhin në kampionatin spanjoll, duke dëshmuar se është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar. Bardhi luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë.
https://www.youtube.com/watch?v=2Tvihd3bbAA