Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën. “Shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, është shprehur Jean-Hubert Lebet, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin për media thuhet se në këtë takim fokusi i diskutimeve ishte tek çështja e migrimit, transmeton albinfo.ch. “Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.