Futbollistët shqiptarë kanë pasur paraqitje mjaft të mira edhe në Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.
Etrit Berisha ka arritur një fitore të madhe me Atalantën, duke mundur Evertonin 3:0. Skuadra zikaltër është rikthyer pas 26 vjetësh në garat evropiane.
Ndërkohë, sfidën mes Milot Rashicës dhe Thomas Strakoshës, e ka fituar ky i fundit. Lazio triumfoi në Holandë me rezultat 3:2. Sidoqoftë, paraqitje shumë të mirë kishte Rashica, duke asistuar në dy golat e skuadrës së tij.
Ndërkohë, gol ka realizuar Valon Berisha për skuadrën e tij, Red Bull Salzburg kundër Guimares, sfidë që përfundoi 1:1.