Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës në fushën e ekonomikë mbetet i lartë.
Të enjten, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është takuar me drejtorin e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit pranë Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, ambasadorin Raymund Furrer.
Guvernatori Sejko ka falenderuar qeverinë zvicerane për asistencën që i ka ofruar Bankës së Shqipërisë, si në procesin kërkimor, ashtu dhe në atë të vendimmarrjes, duke zhvilluar modelet e analizës dhe të parashikimit, përmes implementimit të modeleve të reja të politikëbërjes, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi zviceran njoftoi kreun e Bankës Shqiptare se Parlamenti i Zvicra ka miratuar fondin për vazhdimin e programit të mbështetjes së bankave qendrore, dhe se Shqipëria do të vazhdojë të jetë pjesë e programit.
