Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për të njoftuar se së shpejti do të sjell bashkëpunimin e saj më të ri, transmeton albinfo.ch.
Ora madje ka postuar edhe një pjesë të videoklipit që pritet të publikohet së shpejti e që mban titullin “Lonely Together”.
Kënga e re vjen si bashkëpunim me artistin e njohur Avici. Edhe në këtë klip, artistja kosovare do të shfaqet me shumë stil.