“Njihuni me Alexis Olympia Ohanian Jr”, ka shkruar ish numri një i botës dhe 23 herë kampionia e Grand Slameve në tenis, në rrjetet sociale.
35-vjeçarja, që është e fejuar me themeluesin e “Reddit”, Alexis Ohanian, ka thënë se vajza e saj peshon 3.1 kilogramë.
“Po largohemi nga spitali pas gjashtë ditësh. Ka qenë kohë shumë e gjatë. Kemi pasur shumë komplikime, por shikoni çfarë kemi tani!”, ka deklaruar Williams në videon e publikuar.
Video e shfaq Williamsin duke kërcyer, duke luajtur tenis si dhe selfie të barkut të saj.
Williams njoftoi për shtatzëni në muajin prill.
https://www.facebook.com/SerenaWilliams/posts/10155745568306834