Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, është themeluar Oda Ekonomike Zvicerano-Shqiptare “SWISSA”.
Kjo u bë në një rast solemn në Tiranë, përkatësisht në “Hotel Plaza”, shkruan “schweiz-albanien.ch”.
Këto institucione të reja janë një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin në mes dy vendeve, si dhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.