Ministri i ri i Diasporës, Dardan Gashi në një intervistë për emisionin “Rubikon” në KTV ka thënë se prioritet ti tij në këtë mandat është heqja e sigurimeve të cilat paguajnë mërgimtarët kur hyjnë në Kosovë.
“Unë jam shumë i sigurt që me z. Haradinaj si kryeministër, edhe ky duke qenë pjesë e diasporës për një kohë të gjatë, po edhe për shkak të mënyrës së punës së tij, ne së paku një pjesë të problemit do ta zgjidhim deri në fillimin e fluksit të vizitave të bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Gashi.
Ai e ka quajtur “haraç ” shumën të cilët detyrohen ta paguajnë bashkatdhetarët kur futen në Kosovë