Sehar Fejzullahi, lojtari shqiptar me përvojë nga superliga dhe liga e parë e Zvicrës, do të kthehet sërish në Superligë. Ai, nga FC Wil, skuadër kjo e Ligës së parë (Challenge Legue) avancohet në GC (Grasshoppers) të Cyrihut, që bën gara në superligën e Zvicrës.
Fejzullahi 26 vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin tradicional të Cyrihut deri në përfundim të sezonit.
Në tetë ndeshjet e luajtura në sezonin vjeshtor me FC Wil, shqiptari nga Kosova ka shënuar 2 gola.
Fejzullahi ka luajtur më parë edhe për përfaqësuesen zvicerane të juniorëve, ndërsa në superligë qe angazhuar për Vaduzin, në sezonin 2008-2009, për Winterthurin në vitin 2007 dhe për Aarau nga janari 2005 deri në qershor 2006.