23-vjeçarja Cara Mund fitoi konkursin vjetor të Mis Amerikës, pasi mahniti gjyqtarët me kërcimin dhe përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje rreth tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për klimën.
“Besoj se është vendim i gabuar. Posa të dalim nga kjo marrëveshje, ne e nxjerrim veten jashtë tryezës së negociatave dhe kjo është diçka që duhet të kemi në mendje”, ka thënë Mund lidhur me vendimin e presidentit amerikan.
Mund është e lindur në Bismarck të North Dakotas, dhe është e diplomuar në Universiteti Brown, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se planifikon të vazhdojë studimet për drejtësi. Përcjellësja e parë ishte konkurrentja nga Missouri, Jennifer Davis. Ngjarja fillimisht ishte e përbërë nga 51 pjesëmarrëse, të cilët përfaqësonin 50 shtetet dhe distriktin e Kolumbisë.