Të martën autoritet dominikane kanë njoftuar se në gusht të vitit 2017, më shumë se 11 mijë të huaj nga Haiti, Shqipëria, Kina dhe Venezuela u riatdhesuan, shkruan ‘haitilibre.com’.
Nga gushti i vitit 2016 deri më gusht 2017, 46.726 të huaj nga 37 kombësi, kryesisht haitianë, nuk ishin lejuar të hynin në territorin e Republikës Dominikane, përcjell albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve, të kthyerit erdhën nga Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Argjentina, Armenia, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kina, Kolumbia, Kuba, Curaçao, Ekuadori, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gana, Greqia, Guajana, Haiti, India, Irani, Italia, Lituania, Meksika, Nepali, Holanda, Panama, Peru, Portugalia, Porto Riko, Rusia, Serbia, Tajvani, Trinidad e Tobago dhe Venezuela.