Ka filluar sot punimet Forumi Ekonomik i Davosit (WEF). Si përgjigje ndaj kritikave nga jashtë, që nga viti 2003 Forumi WEF ka inkuadruar në skemën e punimeve të tij edhe platformën e debatit, të quajtur “Opern Forum”.
Megjithëkëtë, shumë organizata joqeveritare kanë vazhduar ta bojkotojnë Forumin. Sipas tyre kjo platformë i shërben WEF-it vetëm si një mbulesë për të paraqitur veten si të hapur për mendime të ndryshme.
Tema e debatit të parë në podium ka qenë “Udhëheqja me përgjegjësi në kohë krize”. Pjesëmarrës, në mesin e të tjerëve kanë qenë edhe ish kryeministri britanik Gordon Brown dhe drejtori i dikurshëm i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet.