Gjashtë persona u lënduan si pasojë e një sulmi me gaz të panjohur në Aeroportin e Frankfurtit, raportoi Bild, përcjell albinfo.ch.
Pasagjerët u mbuluan me gaz në terminalin 1. Zjarrfikësit u alarmuan në vendin e sulmit, pasi pasagjerët u ankuan për djegie të syve dhe probleme me frymëmarrjen.
Policia në Twitter tha se gazi ishte lëshuar nga një person i panjohur dhe se hetimi është në proces ndërsa motivet për sulmin nuk janë të njohura deri më tani.
Nuk pati lëndime të tjera dhe policia e aeroportit konfirmoi se nuk ka më substanca të rrezikshme në ajër.