Bibiana Steinhaus ka hyrë në histori të futbollit gjerman, por edhe më gjerë.
Ajo është bërë gjyqtarja e parë femër që gjykon një ndeshje të kampionatit elitar, shkruan albinfo.ch.
Bibiana Steinhaus ka gjykuar në ndeshjen e Bundesligës ndërmjet Herthës së Berlinit dhe Werder Bremenit, që u zhvillua të dielën dhe përfundoi 1:1.
38-vjeçare ka mjaft përvojë ndërkombëtare, ku ka gjykuar në kategorinë e dytë të Gjermanisë dhe në takimet e Kupës, derisa për femra ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare.
Por, gjyqtarja nga Gjermania pritet që të vazhdojë në këtë ritëm dhe të jetë pjesë e ndeshjeve të mëdha në të ardhmen.