Të shtunën është mbajtur Kampionati Ballkanik në xhudo, ku Loriana Kuka dhe Distria Krasniqi fituan medalje të artë, njofton albinfo.ch.
Por, në ceremoninë e ndarje së medaljeve ka ndodhur diçka jo e zakontë, pasi xhudistet serbe kanë refuzuar të jenë në podium me ato të Kosovës gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës, ka njoftuar përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka në rrjetet sociale.
“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime (Loriana Kuka) po ndërtohet si kampione e ardhshme, fitoi tri lufta nga garueset nga Turqia, Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosnja, Sabina Haracich!
Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje sjelli diç josportive. Garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit!
Loriana Kuka s’u hidhërua që garueses që i shkaktoi humbje nga Serbia nuk qëndroi në podium, e njëjta situatë ndodhi edhe me Distrinë gjatë ceremonisë, por as ajo s’u hidhërua fort! Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit!”, ka thënë Kuka.