Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos në Slloveni, gjatë të cilit u diskutua çështja e sigurisë së brendshme në vendet e Evropës juglindore, posaçërisht ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fokusi është vënë në forcimin e mekanizmave ekzistues të sigurisë përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, transmeton albinfo.ch.
Zëvendësministri Hoxha, në fjalën e tij theksoi se Republika e Kosovës, konceptin e sigurisë, nuk e sheh të ndarë nga bashkëpunimi rajonal.
“Gjatë fjalës se tij zëvendësministri Hoxha, para ministrave të brendshëm pjesëmarrës në takim, kërkoi që të japin votën pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke demonstruar kështu vullnetin e vendeve për një bashkëpunim të sinqertë në frontin e përbashkët kundër dukurive antiligjore”, thuhet në njoftim.