Xherdan Shaqiri, edhe zyrtarisht në negociata me klubin turk Galatasaray. Këtë e konfirmojnë burimet turke të portalit deutsch Türkische Nachrichten në gjuhën gjermane, sipas të cilave për yllin shqiptaro-zviceran janë ofruar 13 milionë euro, krahas një page prej 2.5 milionë eurosh në vit. Kontrata do të ishte e vlefshme për pesë vjet. Këto shuma të marra së bashku, përbëjnë rekord të deritashëm për ligën turke.
Klubi nga Stambolli ka filluar zyrtarisht negociatat me FC Baselin lidhur me angazhimin e Xherdan Shaqirit.
“Shaqiri dëshiron të vijë te ne, dhe ne e dëshirojmë atë në mesin tonë.tashmë jemi marrë vesh rreth pikave më të rëndësishme të kontratës”, ka thënë kryetari i klubit Galatasaray, Ünal Aysal.