Më 31 tetor 2011 pati të shtëna me armë para shtëpisë së z. Iseni. Sot mediat zvicerane lajmërojnë se njëri nga personat e implikuar në këtë aferë është liruar. Djali i I. Bujës është liruar, ndërsa ishte në paraburgim që nga mbrëmja e 31 tetorit, bashkë me dy vëllezërit e tij. Babai, z. Buja, ka dënuar deklaratën e avokatit të palës kundërshtare, i cili kishte pohuar për gazetën “24 heures” se klientët e tij nuk kanë qëlluar në drejtim të shtëpisë së tij. Ai ka thënë se kjo “nuk është aspak e vërtetë dhe që një dëshmitar i paanshëm do të vërtetojë këtë”.
E përditshmja “24 heures” tregon se gjithsej tre nga pesë të burgosurit janë liruar ditët e fundit.
Raporti i policisë nuk është prezantuar ende, si dhe ekspertiza përkatës.
Lexoni po ashtu në lidhje më këtë rast :
“Nuk gjuhet me armë për 1000 franga, kjo përleshje është absurde”
Zvicër: Kosovarët qëllojnë me armë sikur në Far West