Prodhuesi i çokollatës, Barry Callebaut ka prezantuar llojin e çokollatës të cilin e ka emërtuar ruby. Këtë e bëri pasi kohë më par kishte prezantuar atë me qumësht, të zezë dhe të bardhë. Në një prezantim para medieve, në Shangai, drejtori i përgjithshëm i kompanisë Antoine de Saint Afrique tha se lloji i ri i çokollatës është bërë nga farat dhe është testuar me sukses në tregun kinez.
“Çokollata ruby është shumë e veçantë. Është lloji i katërt i çokollatës dhe është ëmbëlsirë natyrale. Vjen me ngjyrë të kuqe dhe shija është absolutisht unike sepse ka freski dhe pemë” deklaroi de Afrique. Sipas kompanisë, kjo çokollatë është rezultat i 13 vjet hulumtimesh.