Ndeshja kualifikuese për Botëror, mes Afrikës Jugore dhe Senegalit do të ripërsëritet pasi gjyqtari i ndeshjes është përjashtuar përjetësisht nga FIFA.
Referi nga Gana Josehp Lamptey është përjashtuar për “manipulim të ndeshjes”.
Ai kishte akorduar një penalti për Afrikën e Jugut në fitoren 2 me 1 në nëntorin e vitit të shkuar kinse për një lojë me dorë, por përsëritjet treguan se mbrojtësi i Senegalit Kalidou Koulibaly kishte prekur topin me gju.
Ndeshja do të zhvillohet në muajin nëntor të këtij viti.
Lamptey fillimisht ishte përjashtuar në muajin mars, por ky vendim u aprovua edhe të mërkurën nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.