Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në këtë vit kanë bërë progres të madh në luftën kundër kanabisit
“Bashkimi Evropian është i mirëinformuar për progresin që kemi bërë në luftën kundër kanabisit. Është progres i jashtëzakonshëm dhe ky vit e mbyll këtë film”, ka thënë Rama në një bashkëbisedim me gazetarët.
Kryeministri shqiptar gjithashtu shtoi se do të ketë përmirësim edhe në aspektin e turizmit, që mbetet një segment i rëndësishëm për të.
“Do të mbyllet problemi i derdhjes së ujërave të zeza në det. Është një investim jo i madh për hotelet. Nëse vazhdojnë të hedhin ujërat e zeza në det, nuk do të kenë mundësi të presin klientë”, ka theksuar kryeministri shqiptar, përcjell albinfo.ch.
“Do të ngremë një sistem pastrimi të ri për të gjithë vijën bregdetare, që do të ketë bashkitë partnere dhe nuk ua lë vetëm bashkive përgjegjësinë”, nënvizoi Rama.