Policia shqiptare ka bërë të ditur se ka finalizuar me sukses një operacion, ku është zbuluar studioja e prostitucionit online. Kjo është zbuluar në Tiranë.
Mësohet se Policia e Tiranës ka arrestuar administratoren e studios dhe gjashtë shtetas të tjerë. Kjo studio shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, procedohet në gjendje të lirë një 17 vjeçare. Gjithashtu janë sekuestruar 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-top dhe lodra seksuale.
“Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri””, thuhet në një komunikatë për media.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2028255580794136/