Organizatat që merren me çështjet ekonomike në Kosovë thonë se pagat shumë të ulëta kanë ndikuar shumë në ikjen e qytetarëve drejt vendeve evropiane. Ndërsa qytetarët theksojnë se përveç pagave edhe mungesa e mundësive për të rinjtë në Kosovë është arsye që qytetarët po i shtyjnë ta lëshojnë vendin në kërkim të një jete më të mirë.
Qytetarët akuzojnë krerët e vendit se kanë keq-qeverisur në vazhdimësi, duke ua humbur shpresat tërësisht.
KTV-ja ka raportuar për nisjen e qytetarëve me autobusë drejt Beogradit, për të kaluar pastaj në vendet e Bashkimit Evropian.
Policia e Kosovës tha se nuk bëhet fjalë për ikje nga vendi, por dëshmitë e qytetarëve e thonë të kundërtën.