Vetëm 12 për qind e grave janë të punësuara në vendin tonë, ndërsa një në 10 biznese udhëhiqen nga gratë.
Këto të dhënë janë bërë të ditura në prezantimin e hulumtimit të Institutit “Riinvest”, të titulluar “Gratë në tregun e punës”.
Ky raport paraqet të dhënat e anketës së bërë me 600 gra punëmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se këto gjetje dëshmojnë shqetësimet për pabarazinë gjinore në vend. “Fatkeqësisht, gruaja ende nuk shihet e barabartë me kolegët burra në punë”, ka thënë ajo.
Ish-presidentja theksoi se një nga vështirësitë është edhe fakti se grave iu sugjerohet të marrin profesione të lehta.