Shqipëria ka arritur një barazim shumë të vlefshëm ndaj Maqedonisë në udhëtim me rezultat 1:1, shkruan albinfo.ch.
Pjesa e parë në Strumicë përfundoi pa gola, por në minutën e 53-të, Odise Roshi shënon me kokë pas asistimit të Armando Sadikut, duke sjellë gëzim të madh.
Por, maqedonasit kërkonin golin e barazimit dhe e gjetën me anë të Trajkovskit, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 78-të. Tifozët “Kuqezi” kanë përkrahur maksimalisht Shqipërinë në këtë ndeshje dhe meritojnë notën 10.
Ndërkohë, Kosova ka pësuar humbjen e radhës, duke mbetur e fundit në grup. Kosova u mposht në Shkodër nga Finlanda me rezultat 1:0. Kosova ka vetëm një pikë pas tetë ndeshjeve, derisa Finlanda u ngrit në kuotën e shtatë sosh.
http://www.dailymotion.com/video/x5zlyzl