Ndeshja ndërmjet Gjermanisë U-21 dhe asaj të Kosovës për këtë grupmoshë ka përfunduar me rezultat 1:0 në të mirë të gjermanëve, shkruan albinfo.ch.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Maximilian Eggestein në minutën e 45-të të pjesës së parë.
‘Pancerat’ kanë dominuar ndaj Kosovës, megjithatë shënoi fitore minimale, duke arritur fitoren e parë në grup. Për gjermanët ishte ndeshja e parë.
Kosova ka dy fitore ndaj Norvegjisë dhe dy humbje, nga Irlanda dhe Gjermania.