Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka përfaqësuar Kosovën në punimet e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, takim ky, ku po marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nën kryesimin e Sllovenisë, transmeton albinfo.ch.
Në fjalimin e tij drejtuar Forumit të Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së, Murtezaj, ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qenë aktive në forumet rajonale dhe për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së , Frederika Mogherini.