Michelle Obama, Serena Williams dhe fytyra tjera të famshme si dhe miq të Beyonces kanë festuar në mënyrë të veçantë ditëlindjen e këngëtares së njohur.
Një seri fotografish është publikuar në uebfaqen e Beyoncet të hënën në të cilën shihen yjet e famshme botërore të veshura si këngëtarja në videoklipin e këngës “Formation”.
Fotografitë përmbajnë një mesazhe për ndihmë të prekurve nga uragani në Houston.
Beyonce mbushi 36 vjet të hënën.