Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi ai ka mashtruar disa qytetarë kinse për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani.
Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra .
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani. Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.