Skip to content

Nënat abortojnë fëmijët me të meta

Ndodh shpesh që prindërit të mos kenë kurajën të rrisin fëmijë me të meta

Mbi 80 për qind të grave, të cilave gjatë shtatzënisë u diagnostifikohet fëmija me të meta, e bëjnë dështimin (abortin) e tyre. Kjo dukuri po vjen duke u shpeshtuar në saje të mundësive më të avancuara teknike për diagnostifikim prenatal. Këtë statistikë e ka bërë publike Instituti për gjenetikë mjekësore në Universitetin e Cyrihut.

Po kështu, një trend i këtillë po shënohet edhe në klinikat tjera gjinekologjike të Zvicrës.

“Ndodh shpesh që prindërit të mos kenë kurajën të rrisin fëmijë me të meta”, thonë në Klinikën e Universitetit të Cyrihut. Mirëpo, shoqata zvicerane e pediatërve e thotë të kundërtën. Sipas saj, ka gjithnjë më shumë prindër të cilët me vetëdije vendosin të rritin fëmijët me të meta.