“Duke pasur parasysh fillimin e vitit të ri shkollor ku një numër i madh i nxënësve fillon shkollën për herë të parë, ndërsa të tjerët vazhdojnë procesin mësimor, Policia e Kosovës me kohë në Urdhrin Operativ “Sezoni Veror 2017” ka përfshirë edhe masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së përgjithshme, thuhet në një komunikatë të policisë, transmeton albinfo.ch.
Në vazhdimësi Policia ka pasur bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e shkollave për një siguri më të madhe në shkolla dhe përreth tyre, për të garantuar një proces sa më të favorshëm mësimor për nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe për të shmangur incidentet e ndryshme”, thuhet në apelin e policisë. Po ashtu theksohet se qëllimi i angazhimeve policore është rritja e nivelit të sigurisë dhe garantimi i qarkullimit të lirë për të gjithë.