Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar dhjetë vatra zjarri, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Sipas zyrtarëve në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria pothuajse gjatë gjithë kësaj vere ka qenë në ‘luftë’ me zjarret, që kanë qenë të shumta në këtë verë.