Këtë njoftim e ka dhënë sot ministri i transportit dhe komunikacionit i këtij vendi, Janakievski, pas një sesioni të këshillit ekonomik të qeverisë.
Ai ka komentuar vlerësimin e Komisionit Evropian, sipas të cilit Republika e Maqedonisë del në vendin e dytë për nga suksesi në mesin e vendeve kandidate për BE, njofton Balkan Business News
Radhitja ka të bëjë me rritjen e bruto produktit nacional gjatë vitit 2011, dhe kjo është një dëshmi për politikat e suksesshme ekonomike që po i zbaton qeveria drejt rritjes ekonomike të vendit, ka thënë ministri.