Tabloidet që merren me sferën private të personaliteteve të show-bizit, por edhe politikës, kanë filluar të spekulojnë për një keqësim të mundshëm të raporteve mes kryetarit të Francës, Nicolas Sarkozy dhe zonjës së tij, respektivisht ish-manekenes dhe këngëtares, Carla Bruni.
Dyshimet për një keqësim të mundshëm të marrëdhënieve të çiftit presidencial burojnë nga «Purepeople», ose adresa numër një në Francë, e udhëhequr nga informatorja kryesore në këtë fushë, zonja Michèle Marchand.
Media në fjalë i bazon dyshimet e saj të një krize të çiftit presidencial në mospërfilljen e presidentit francez nga Carla Bruny gjatë një pritje shtetërore në Francë të presidentit irakian, Jalal Talabani dhe gruas se tij, si dhe me rastin e një samiti ndërkombëtar për inovimin dhe shkollimin në Katar.
Gjatë viti të kaluar, që nga fillimi i shtatzënisë, çifti numër një në Francë ishte cak i shtypit VIP. Prandaj, edhe tani shprehen dyshime të mundshme se kjo situatë e re mund të jetë pjesë e një skenari të kontrolluar të komunikimit me opinion, sidomos ca muaj para zgjedhjeve të reja presidenciale në Francë.