Mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, pritet të nisin diskutimet në parlamentin e këtij shteti, ka konfirmuar Zv.Kryeministri, Hazbi Lika. Ai i ka thënë televizionit Top Channel se ligji do të shkojë me procedurë të përshpejtuar për diskutim në Parlament.
TCH thotë se ka siguruar njoftimin e mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Europiane, i cili u drejtohet deputetëve për mbledhjen që është parashikuar të zhvillohet më datë 5 shtator dhe ku pikë e vetme e rendit të ditës është diskutimi i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Projekt-ligj, i cili parashikon zyrtarizimin e gjuhës shqipe do të kalojë për diskutime edhe në komisione të tjera parlamentare përpara se të votohet.
Ai, një muaj më parë është miratuar nga qeveria në Shkup.